Eli Elvira

U dashurova me ty
Siç dashurohet një zog
I porsarënë nga çerdhja!
Ti më ngrite,
Më more në dorë,
Dhe aty,
Për të parën herë,
Ta ndjeva zemrën tek të rrihte,
Të pastër e të dlirë
Dhe u ndjeva ngrohtë!
Mbi jastëkun e gjoksit tënd
Mbështetem e ëndërroj
E bëhem ca Antê
E Çastin përjetësoj!
Po ti je larg,
Përtej ëndrrës
Dhe kaq pranë je,
Si kjo dritë e Hënës!
… Tani s’jam më e verbër,
Veç ca e dehur
N’kujtimin tënd!
Ti u bëre shikimi im i munguar,
U bëre ëndrra që kam ëndërruar!
Tani më je rrahja e zemrës,
Më je puthja e amshuar…
Sepse
Ti je vetja ime!
Ç’do të bëja pa Ty?!…