Elvira Zeneli
DY SYTË E NJË FYTYRE
Disa njerez kanë para,
Të tjerë kanë bërë emër,
Unë kam më shumë se këta,
Të kam ty, zemër!
Ne s’kemi përbetime,
S’na duhen fjalët e mëdha,
Në zemrën tënde, në zemrën time
Flenë dy Dashuri të mëdha!
Eja i bashkojmë të dyja zemrat
Ku dashuria të jetë refreni,
Gjaku të na ndizet në venat,
Mëkatin ta bëjmë Kopësht Edeni!
Dua që koha të ndalë këtë çast
E çastin ta bëjë përjetësi,
Mos më thoni se kjo është mjaft!
… Çdo fytyrë ka dy sy!
