
Elvira Zeneli
Sëndukut të ëndrrave shfletoj,
Aty ku mbaj copëzat e frymëzimit,
Né skutën ku ruaj botën time
aq sa të vogël, e të madhe
Të vërtetën për jetën!
Mes shumë gjërave gjej një rreze drite
që hap sytë e mi të lodhur nga jeta
Por që shkëlqejnë nga mirësia
sinqeriteti dhe dashuria.
Gjeta copëza që më hapën shtigjet
E më dhanë forcë
për të ecur perpara.
Këto copëza vegimesh
më kthyen në kujtime
Dashurine tënde me vete do e marr
E di që kurrë nuk do ngopem
Duke të puthur e ledhatuar.
Pa le të digjet kjo natë duke të dashuruar
Mbi shtratin tënd ku flenë copëzat e ëndrrave
Ti fund e krye
je dashuria ime
88Maxhun Osmanaj, Qerim Bajrami dhe 86 të tjerë