Elvira Zeneli:Romancë shekspiriane


Nga ELVIRA ZENELI

ROMANCË SHEKSPIRIANE

Plot labirinthe është kjo jetë

Me ulje e ngritje si valët e detit

Herë me qetësitë e Titanikut

Me shtigje e me dalje nëpër purgator

Herë me lot e me gëzime…

Me të gjitha këto tallase të jetës

Ti prapë je e bukur jeta ime

Pas një natë të errët do vij një tjetër ditë

Dielli na ngroh me rrezet e tij

E jeta merr një tjetër kuptim të ri

Nëpër kopshte mëkatesh hyjmë

Vallëzojmë me ritmin e dashurisë

Me dritën e diellit bëhemi drita e tij

E në mbrëmje kur bie errësira

Yjet zbresin e na shkëlqejnë këtë natë

Dhe ne ngrihemi edhe mbi re të bardha

Për ta ngritur të vetmen gotë të dashurisë

Që diku është stolisur me notat e pentagramit

Në simfonitë e Bet’hovenit aty gjendet vargu im

Ah si nuk u bëra një ditë pakëz poete

Të kalëroj me kalorësit donzhuanë

Nëpër secilin cep të shqipeve të mia

Ndoshta do të ndaloj tek Romeu e Zhulieta

Të marr pak nga romancat shekspiriane

Dikush do më thoshte se janë ëndërra të jetës

Por aty ku ka ëndrra ka edhe jetë të vërtetë.

About Post Author