Elvira Zeneli
VALLËZOJ NË ËNDËRR
Me ty dua të vallëzoj
Me ëndrrën e bukur të dashurisë
Valsin e lumturisë dhe melodine e shpirtit
Që vetëm unë e ti e dimë
Në ëndërr dua të flas me retë
Të sjellin shi dhe stuhitë
t`i ndalojnë
Nga toka dhe nga ëndrra e jonë
Me ty dua të buzëqesh
Kur mbrëmjet s`kanë hënë
Dashurinë e ruaj vetëm për ty
Si vargu që s`ka kurrë fund
Edhe ditën e mendoj ëndrrën
Sa vallëzim të bukur mbrëmë bëmë
Për dashurinë tonë veç yjet dinë
Kur na panë të bashkuar në përqafim
Sa e bukur ishte ëndrra mbrëmë
Kështu do të doja çdo natë të ëndërroja
Ndoshta fluturoj bashkë me pulëbardha
Sa uroj që mos të jenë kurrë përralla.
