Ëmbëlsia e këtij emri


SHEQERE SINA

Ëmbëlsia e emrit tim “Sheqere” është te nektari në stinë pranvere, te vendlindja në luginën e Shkumbinit, te gonxhet e lofatës dhe lulet e blinit. Ëmbëlsia është te Omeri i fisi tim, me mbiemrin Ozuni në trashëgim, është te besa dhe fjala e tyre e ëmbël, te mikpritja familjare me dorë në zemër. Ëmbëlsia e emrit që më kanë vënë. është te buzëqeshje që kish imja nënë, është te dashuria e babait të shtrenjtë, te fëmijët e tyre, të vegjlit e të mëdhenjtë. Ëmbëlsia e emrit që mbaj si person, është te rrushi i ëmbël i vreshtit tonë, nga del rakia që shtronte burrat në biseda, te mollët e kuqe dhe te faqet grave të veta. Ëmbëlsia e emrit tim është te toka pjellore, në malin e Shebenikut përballë rrezeve diellore. Ëmbëlsinë e këtij emri me glukozë të vërtetë, përjetësoj në poezitë e mia me vargje të sinqertë.

About Post Author