Ëmbëlsia e Sarah Berishës në spektaklin e humorit


Mbrëmjen e djeshme nisi sezoni i ri i spektaklit të humorit “Kosherja”, i cili transmetohet në ABC News. Ky sezon kishte rezervuar një surprizë për publikun e gjerë, gjë që u lajmërua nga vetë produksioni pak kohë më parë. Pjesë e spektaklit tashmë është edhe ish konkurrentja e Big Brother Vip , blogerja Sarah Berisha në rolin e moderatores. Natyra e ciltër e bukuroshes dhe spontaniteti i përshtatet më së miri rolit të saj më të ri në këtë dalje publike. Përpos prezantimit Sarah do të vendosë edhe trendet e veshjeve me daljet e saj të përjavshme duke ditur influencën e saj në botën e modës. I urojmë suksese në këtë hap të karrierës së saj!

Nga Hortenca Alimucaj

About Post Author