Emigrant në tokën time-Vaso Papaj


Emigrant në tokën time

Do të rilind sërisht një ditë, në pranverë,

Po qen rrugësh kurrë s’do jem, asnjëherë.

Ndoshta lind pulëbardhë përmbi detin blu,

Por asgjë s’do të harrojë, nga kjo botë këtu.

Po, po, do të rilind sërisht, o miku im,

Vetëm ti e njeh aq mirë at’ “vesin” tim.

Dhe këtë radhë, dije, un’ do të jem po ai,

I përndezuri ylber, sa herë bie shi.

Një pulëbardhë që fluturon deteve pa anë,

Vagabondit s’i ngjason, hundën lart s’e mban.

Dallgë me shkumë do t’doja, gjer në amshim,

Do rilind mes tyre prapë e prapë, o miku im!

Dhe do të jem me ty, sa kohë Zot të ketë,

S’ do kem frikë se bie jo, në të dytën jetë.

S’do jem gjethe, që përdridhet nga fryn era,

Emigrant në tokën time, për të sjell pranvera.

Mund të jetë një imazh i pulëbardhë