Emigrantë-Ymrije Beqiri


EMIGRANTË

Ju që në dhe te huaj emigruat

Të detyruar nga jeta mizore

Ju që vendin kurre nuk e harruat

Jeni pasuri madhështore.

Ju që shqip flisni, qani e këndoni

Dhe me krenari thoni: jemi shqiptarë

Ju që brezave, gjuhë, kulturë

Dhe tradita u trashëgoni

Ju jeni vërtet margaritar.

Juve që nga malli për mëmëdhe u dogjët

Dhe lot përmallimi derdhni porsi lumë

Dhe pena me ngjyrë asnjëherë s’u ngrin Shkruani e i këndoni atdheut sa më shumë

Simfonia juaj në breza të dëgjohet

Dhe në botën tjetër vetë do të nderoheni

Ky varg i thjeshtë juve po u kushtohet

Që kurrën e kurrës ju të mos harroheni.

Ymrije Beqiri