Emigrimi…Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

1.

Në alkiminë e gjuhëve, stilet dhe formulat letrare bashkëjetojnë. Sentencë e kohëve të sotme.Kantautori dhe bërësi i teksteve të këngëve V.Koçiraj ka ditur që me format letrare e muzikore të ndërtoje një emër në shtetin fqinjë.

2.

Historia e emigrantëve shqiptarë ngjason si dy pika uji. Vladimiri, shkurt Ladi, ose ironia e Miguel Angel Garcia se kronikat e mis aventurës për një flokëverdhë me sy blu, papritmas u bën ” të zinj “, me flokë të dredhur dhe mospërfillje, që tregon kohën dhe hapësirën kur u dyndën emigrantët në shtetin me formën e çizmes. Dhe ende këndvështrimet në realitetin e ditës sonë mbetën në histori,ditë-ikjet e tyre, “Vladimiri i gomave “, që do të shqiptohet i ikuri nëpër stere me goma, pra nga vendkalimet nga Shqipëria në Itali. Ideja për t’u larguar nga Shqipëria, thotë Ladi , më lindi në muajt e fundit të vitit 1990 dhe në fakt para se të merrja rrugën për në Itali, natën e fundit të vitit mora atë të Greqise, ku qëndrova pak më shumë se 20 ditë. Nga fundi i janarit të vitit 1991 u riktheva në Shqipëri dhe zbulova se disa prej anijeve të peshkimit kishin filluar të largoheshin nga Vlora drejt brigjeve italiane.Ai sinqerisht përshkon kështu, aventurën e tij:”Anija ishte një anije peshkimi e Sarandës, e cila nuk ishte për në Itali ,por thjesht ishte ankoruar disa qindra metra pranë molit. Në qytetin e Himarës nuk kishte ngelur këmbë njeriu, kishin ikur të gjithë në Greqi. Mes njerëzve të grumbulluar pranë molit ndodheshin disa peshkatarë dhe detarë nga Vlora. Nuk kishim me çfarë të shkonim tek anija e ankoruar në ujë pak më tutje. Diku në një rrugë aty afër ishte i parkuar dhe i braktisur një kamion të cilit i premë një gomë dhe i morëm kamerdaren. E frymë dhe mbi të hipën tre detarë vlonjatë të armatosur të cilët gjetën në gjumë ekuipazhin e anijes nga Saranda. Morën anijen dhe e afruan në mol ku hipëm të gjithë. U nisëm nga ora 4 e mëngjesit, ishte e premte 8 mars 1991.

3.

Një pyetja ime për fëmijërin e tij,gjen një përgjigje të thjeshtë: Si në fshatë.

…Ladi shprehet:Në hyrje të portit të Brindisit na doli përpara për të na ndaluar një nga ato anijet gjigante që të fuste frikën. Nga bordi i saj mes të tjerëve ishte dikush që fliste me megafon dhe na urdhëronte të ktheheshim mbrapa duke na thënë: “Tornate indietro! Brindisi è pieno”.Në qershor të 1991-it,filloi të bëhej shpërndarja në gjithë Piemonten.

Në fillim të korrikut unë bashkë me 6 të tjerë u transferuam në Bra, një qytet i vogël në provincën e Cuneos me gati 30 mijë banorë. Muajin e parë ishin nën kujdesin e komunës, pastaj gjithsecili për vete. Unë ngaqë flisja italisht e kisha pak më të lehtë se të tjerët. Brenda atij muaji gjeta tri vende pune, për vete dhe për dy të tjerë. Shumë shpejt u sistemuam të gjithë. Flinim në një hyrje të vogël, të përbërë nga një dhomë dhe një banjë, ofruar kjo nga një prift, Don Lino.

Krevatet ishin ato model ushtarak.

Unë gjeta punë në një kompleks të madh që prodhonte pllaka dhe pajisje sanitare, të tjerët të gjithë në ndërtim, përveç njërit, që nisi punë si pjatalarës në një restorant luksoz. Kohë më vonë duhej të lironim hyrjen e ofruar nga Don Lino pa ditur se ku do të shkonim dhe pa pasur asnjë mbështetje, nga askush. Unë bashkë me një tjetër gjetëm sistemim në një manastir ku studionin një grup djemsh nga e gjithë Italia për t’u bërë priftërinj. Dhoma ku duhet të flinim ishte shumë e pistë dhe e lartë gati 6-7 metra, plot me merimanga në tavan. Për të rrëzuar merimangat që aty duhej t’i qëllonim me llastiqe. Në fund të një korridori të gjate ishte ajo që ne përdornim si kuzhinë. Vendosëm një bombulë gazi dhe një nga ato gjysmë sobat, që funksiononte: një ditë po e një ditë jo. Gatuanim rrallë, më shumë hanim bukë me gjalpë, domate dhe kuti peshku (tono). Me rubinetin e ujit të ngrohtë të kuzhinës lidhëm një tub gome që përdornim si dush.Me familjen lidheshim nëpërmjet letrave që unë i ruaj edhe sot diku në një sirtar…

4.

Ky rrëfim është një pjesë e vogël e jetës sime, në ditët e para dhe të vështira të emigrimit. Shumë kujtime të tjera i mbaj në zemër dhe ndoshta një ditë do t’i tregoj në një libër.Tanimë kanë kaluar 25 vjet. E gjatë gjithë kësaj kohe kam përjetuar edhe momente të tjera me të vërtetë shumë të vështira.

Shtruar,Ladi më rrëfen:Kam pasur dhuntin e të shkruarit.

Që kur? Nga kohët e vegjëlisë.Kam marrë pjesë në një konkurs për poezinë.Radio e vetme kombëtare,Radio Tirana, ka recituar poezinë time.I kushtohej Vlorës.Vargjet , që shkrova ishin thëllim.Në të vërtetë ngjizeshin në brendi, të brendisë.Thosha kështu:” Brigjet të mbajnë ngrohtë/mes gjirrit të tyre/dhe të dhurojnë/prej tyre,c’kanë/Adriatiku i lashtë/ujë të kristaltë./Cdo mëngjes fytyrën të lante/ dhe ti zbukurohesh/si gjimnaziste çapkëne/ me sy të kaltër dhe flokë kacurrel/nga netët baluket të mbajnë/copëza hëne/nga ditët – sytë ke mbuluar me diell”…

Viti 1991, në veri të Italisë, në kufi të Francës.

Cuneo,quhej katundi.Zhvillohej për vit një konkurs, që orgnizohej në tre krahina të Italisë Veriore.Duke marrë shkas nga ky konkurim shkruajta një tekst kënge për nënën. Nënës sime i kam dedikuar një këngë, që titullohet: “Më fal o nënë!” kënduar si në shqip dhe në italisht, për të cilën në festivale dhe konkurse të ndryshme jam vlerësuar me disa çmime.Historia e këtij teksti dhe kënge mbetet e veçantë për mua.Kur emigrova në’ 91,nëna më vdiq por unë nuk dija gjë.Shkrova këngën, 2 muaj pasi shpirti i saj kishte shtegëtuar drejt qiellit, mësova lajmin e trishtë.Një redaktor lokal quhej B.Konteramo më njohu me një grup muzikantësh vendas ,tre vetë ishte grupi, bënin këngë.Ju shpreha idenë time për ta kthyer tekstin në këngë.E bëmë këngë dhe hymë në konkurrim.Mora çmimin e tretë për tekstin.Cmimi special.E gjithë kënga ishte në gjuhën italiane.Këtë këngë, një këngëtar italian Gigi Molino e ka kënduar në shqip.Është këngëtari i parë italian, që mori pjesë në Top-Festë dhe këndoi shqip.Viti 2005.Sepse dihet kahu i kundërtë.D.m.th shqiptarët, që këndojnë italisht në mjaftë kompeticione.”Libera di Sicilia” më ka kushtuar një faqe të tërë .Është një gazetë.Si ka mundësi një shqipëtar, shkruan poezi italisht?

Vidoklipi :”Nëse nuk punon për vendin tënd”

Historia ime i ka të gjitha brenda: vuajtjen, trishtimin, gëzimin, arsyen, qëllimin, mundimin, bukurinë e rrëfimit. Historia ime është ajo e gjithë shqiptarëve që morën rrugën e kurbetit. Duket sikur është e ngjashme me të tjerat, por kur e dëgjon me vëmendje kupton që kjo histori më përket vetëm mua.Kanë kaluar 20 vjet dhe unë përjetoj ato momente sikur të kenë ndodhur dje.