EMMA TSIVRA
HAIKU VERORE
Kori I gjinkallave
=Hymnizon korrjet.
Natë e heshtur
Ku këngët e bulkthave
=Qëndisin natën.
Yjesh qëndisur
Mesnatës i ke kopshtet
=O Gusht Perëndi.
Kapel ‘ e bardhë
Në stacionet e pritjes
=Shije dembeli.
Gjatë mbasdites
Pika trekëndëshi shiu
=Muaji Qershor.
Valixh’ e rëndë
Ëndrra të paveshura
=Moli I ngushtë.
Frymë djegëse
Si një jugë verore
=Etje për puthje.
Trupat si kallza
Që lëkunden në diell
= Dashni gjahtare.
Kripë e lagësht
Në rebeshet e verës
=Avull i kaltër.
Era e çmendur
Bojën e shkrimit e than
= Boshatis mendjen.
Pushim pasdites
Shumë ëndrra që flenë
=Zero në konter.
Qenie amfibe
Ti e shtrirë mes rërës
=Dritë frymëmerr.
Shqipëroi: Lefter ShomoK 612 e.c. α