Emocioni nuk ka zë-Teuta Shaqiraj



Teuta Shaqira

Në Divjakë mbase era më solli se di.
Mbase fëmijëria me zgjoi këtë buzëmbrëmje maji.
Aromë e pishave si dikur më erdhi,
flegrat mi ngacmoi,
një copëz plazhi m’u shfaq prej Golemi.

Shqisat flladiten brënda kurmit tim,
për pakez freski nga Mali i Robit.
Mbeta aty, mbërthyer
kokën mbështetur si fëmijë
me krahët hark;
m’u ngjit në ballë rrëshirë e njohur
si vajzë e ndrojtur mbeta lakuar
nga takimi i parë,përqafur.
Ç’gëzim i pa shfaqur,
derdhet mbi lagunë
prej vitesh munguar…
Lëvore e ashpër u shkërmoq,
nën bluzë m’u fsheh si medaljon.
Deti sprapset në një zbaticë gelozie,
pa kthim,
teksa një pallua nga malli ynë në fluturim,
drejt ujrave të fjetura natën fsheh deri në zgjim.