E M R I Y T
“””””””””””””””””””
Emëri yt: uji në burim
Emri yt: dorëzonjë e yjeve kavavjerrëse
Emri yt: dritare e hapur natën e një Majit..
Emri yt: ashkëla lime të diellit
Emri yt: batutë e flautit natën
Emri yt: trëndafil në buzët e engjëjve
Emri yt: ziletringëllim kuajsh që tërheqin pas
tyre pranverën ..
Emri yt: shi i imët në ballin e mbjellësit
Emri yt: teprica e bariut në kolibe
Emri yt :peisazh i ndarë në ngjyra
Emri yt: dy lisa ku ylberi mbështet skajet e tij.
Emri yt : një pëshpëritje nga ylli në yll
Emri yt:një kuvendim i dy përroskave ndërmjet
tyre.
Emri yt: monologu i një pishe në Sunio
Emri yt:një drenushë e llangosur gjer në gju
në zbaticën e diellit.
Emri yt : fletë trëndafili në faqen e foshnjës
Emri yt:pentagrami në antenat e bulkthave
Emri yt: Enioku në qerren e diellit
Emri yt: kursi i pesë mjelmave që tërheqin
zogjtë në zenithin e qiellit.
Emri yt: paqja në filizat e pyllit
Emri yt: paqja në rrugët e qyteteve
Emri yt : paqja në kursin e anijeve
Emri yt : një bukë që tepron e vënë në cep të
botës
Emri yt: formacion pëllumbash në horizont
Emri yt: lavd Zoti përmbi Everest.
Shqipëroi: Lefter Shomo 58 / Φ.
