Emy Dhiamandi-A të kam thënë sa të dua?


btf

A te kam thënë sa te dua?
Shume here..
Por asnjëherë e mjaftueshme te shpreh atë qe ndjej..
Ndjeja ime ka një potencial te paimagjinueshëm, qe shkon ne pafundësi..
Ka një energji qe nuk shteron kurrë, por shndërrohet ne çdo lloj forme te materies apo fushës, vetëm qe te luhatet ne frekuencën tende..
A te kam thënë sa te dua..?
Shume here..
Por asnjëherë mjaftueshëm te kuptosh qe jam afër teje kur merr fryme, kur i merr ere një trëndafili, kur provon shijen e kripur te lotit dhe aromën e ëmbël te buzëqeshjes..
A te kam thënë sa te dua..?
Pafundësia qenka e pamjaftueshme..!
Ne te dy jemi një shpirt i ndare ne dy trupa:
Ne.. Te burgosurit e përjetshëm….


About Post Author