Ende jetoj…Donike Rrethej


Donike Rrethej

Ende jetoj…

edhe se ju m’deshtët jasht lojës,

qeshët kur humba,

ndoshta qeshni edhe sod.

Ende vuej…

edhe loti ala m’rrëshket faqeve,

e zemra m’hidhet hov.

E dini ?!

Unë e shoh ligsinë tuej,

tuj pasë gjithçka ala ju…

s’keni kurrë t’ngiemë,

me dhimbjen, me ramjet,

me humbjet…

e dikujt.

Siluetën teme e mallkuet ,

e ndjeva,

e pashë kur u gëzuet q’i rashë n’g’juj,

qeshni me duert e mija q’i vijnë era lule,

e heshtët kur dhimbjet ju kallxova.

Ende jetoj…

për t’keqen tuej,

paçka se kam sytë e njomun,

duert q’i tesh njohin erën e luleve,

paçka se kam nji zemër q’i kanjiher nuk më bindet,

nji rrugë t’pasigurt q’i kanjiher s’di ku shkon.

Unë jam ajo q’i ju udhëheq e vdekja se frigon.

Ju pashë kur m’treguet me gisht ,

plagët,

nuk fola s’kisha gja me thanë ,

sa vite u enda n’flakët e ferrit ,

sa herë dhashë zemrën ,

m’therën mbas krahëve po s’m’vranë.

E di se kënaqni me çdo lot …

e prej buzëqeshjeve t’mungueme ngrisni …

piramida t’rreme thjesht me jetue,

dijeni se luaneshat s’kanë kurrë frigë prej hijenave,

Unë kurrë s’mora hak , kjo asht zg’jedhja jeme,

ajo q’i zg’jodha , due….

Ende jetoj…

E ju vini mbas mejet ,

n’stolat e fundit nji vend ju pret me siguri,

unë kam humbë shumë po zemrën ushqej me dashni.

Unë e dini ?!

Z’g’jodha mos me urrye…

as me mallkue…

t’barabartët si unë ,

edhe se humba shumë.

Ende jetoj…

E çdo vit q’i kalon bahem ma e fortë,

bahem ma e bukur ,

po sigurisht njeri ma i mirë.

E dini pse ?!

Se unë nuk jetoj me lotin e dikujt ,

jeta m’hoqi po m’mësoj t’kem mëshirë.

Për t’barabartët si unë , krijesa t’njajtit Zot,

ju them vetëm kët :

Luaneshat s’kanë kurrë frigë prej hijenave,

e nji vend e keni t’rezervuem n’stolat e fundit mbas mejet ,

( nji ofert q’i ju ofroj vetëm sod ).

Po deshët pranojeni…

o se nuk doni asht për mue njësoj ,

deshta me ju thanë vetëm kët :

UNË ALA JETOJ.