Endemi kësaj bote…Floriri Z Petra


Në këtë jetë do mbetemi, si kalimtarë

Nuk e kuptojmë, pse bëhemi mëkatarë..!?

******************************************

E kanë thënë e të tjerë,

kur i vune në stiven me dru…

Në inkuzicion, i martirizuan

por të thonë, nuk harruan..

Megjithatë, Toka rrotullohet

rrotullohemi si unë dhe ti

Kërkon të dalësh një herë nga vetja

por nuk mundesh, gjithësesi..

Çdo kush kërkon, të bëhet poet

Kur muza lind në shpirt,

vjen bëhet si një shkak

Ashtu si lind dashuria e parë

vjen koha e vuan,

për një kohë të gjatë.

Se jeta është gatuar,

të mos ketë harrime

Nuk e di, në kë pjesë të botës

qëndron e heshtur

Moj e vogla zemra ime..!?

Nuk kam rreshtur së kujtuari

ato çaste të ëmbla, si magji

Vij si një fllad i lehtë

kësaj vjeshtë, jam nisur tek ty

Shpesh mendja më shkon

të shoh të bukur, ata sy..

Ku bregut shpesh herë,

e heshtur qëndroje

Si një sirene e dalë në breg,

duhet të na vështroje..

Krahët ti kishin lidhur,

çfare ke bërë, në një shelg..!?

Vallëzuar mbi dallge, po vij

të nxjerr shpirtit, mall..

Je dhe ngelesh, imazh i rrall’..

Nuk bëj mëkat, tu them ca fjalë

Pse të kam dashur, kaq shumë

në vite jete pa mbarim..!?

Me not jam nisur, bregut matanë

Tu shpëtoj nga kjo marrëzi

të kanë murrosur, se deshe një djalë

kur je ende e gjallë,

dhe pret të vetmen dashuri…

Shpresa vdes e fundit,

dashuria mbijeton mbi dallgë

Si anije me vela, në det te hapur

Lundron e shtyrë, nga erërat me stuhi…

Ngelesh për mua,

më e shtrenjta dashuri..!!

Floriri Z Petra.

Paterson, New Jersey

September 11th, 2018..

Të drejtat e autorit rezervuar.