Ëndërr e së ardhmes-Ildije Xhemali


ËNDËRR e SË ARDHMES

Hapsir’ e paanë në aeroport .

Gjoksi më dhemb, frym’ s’marr dot .

Im bir, djalin e la kërthi ,

E gjen të rritur, gjith’ vetull e sy .

Nga e ftohta Amerik’ vjen në BE

Të pushoj me familje, t’kthehet po atje .

Nxiton hapat nipi, lulet shternguar,

Në çdo udhëtar, babin kërkuar .

Nga secili prej tyre ,pergjigje pret :

“Pse vonoi babi, a thua nuk vjen! ?”

Oh, të jatit , gjithë ajo sallë ,

I rrotullohet, i vjen vërdallë .

Birin e dashur e ka përballë ,

Gjunjët i priten, nuk flet asnjë fjal’.

“Ilir, im bir,”belbëzon me zor…

I biri hap krahet, lulet rrëzon .

S’ka forcë që i ndan bir e baba,

Edhe ajri e drita dridhjet s’i mba .

Për gjith’secilin nje pyetje kam,

Si dje edhe sot, i njëjti fat? !

” A do te ‘ket’ levizje të lirë?

-Për ne shqipet, gjithnjë e vështirë !”

E jetuar ,por jo personalisht.

E botuar.