Ëndërrimtares


TEUTA SHAQIRAJ

Ëndërrimtares

Gërvisha shpirtin sonte e me vargjet fjeta,
rridhnin e rridhnin nga çdo plagë, pa rimë .
Sa mbyllej njëra më përgjërohej tjetra
endrra shkiste mbi to pa trazim, e bardhë.

Endem pa fund me zemrën bredharake
të kërkoj një liman a t’jem një ishullare!?
Të lë ecajaket e kota e mirazhin e blertë
në karrocën e artë si hirushja në përrallë.

Teksa vargjet heshtin m’u fanepse pa fjalë
Syte ndezin natën e zemra regetin – duamë
Ëndrra pëshpëriti agut….. ishte mëngjes
N’ikje s’humba këpucën, por vargun e lashë peng

About Post Author