Endërroj…Eralda Cuko


Në natën plot yjesi të ndritur ëndërroj,

ku secili yll sjellë një dëshirë të re…

Përhumbem në ëndërrime e nis të mendoj,

bashkê me të bukurën ëndërr unë fle…

Një yll i bukur vjen rishtas më përgjon,

më shpie në një kopsht të mbjellë me ngjyra..

Drita e pashtershme nga qielli më verbon,

nga ndritja e tij, ēmbël m’buzëqesh fytyra …

Ëndërroj për të bukurin udhëtim të pashuar,

ku ngjyrat ndryshojnë si lulet në pranverë…

Një tingull melodiëmbël troket më mban zgjuar,

drejt një bote të pazbuluar me shpje kurdoherë…

Me yllin bashkë ecim në valën e hënës,

sI dy drita që ndizen në të pazakontën natë…

Shkojmë drejt udhës ku thërret zëri i zemrës,

si personazhe përrallash lumturi pa skaj…

Eralda Cuko