Alban S Hajrushi
Ëndërroj në çdo kohë,
në çdo mëngjes ëndërroj pa kufi.
Pyeta veten ç’më mungon,
unë apo ëndërroj për një kohë më të mirë?
Ëndërroj të shkollohem,
të kem një shoqëri të mirë.
Por diçka më brengos në shpirt,
po e ndiej zemrën time të heshtur si në errësirë.
Në çdo varg, në çdo hap,
unë po ëndërroj për një kohë të mirë.
Nëse vjen ajo kohë, a thua,
a do ta shijoj lumturinë?