Ëndërronjëse…Eralda Cuko


Ëndërronjëse…

Ëndërronjëse jam që ëndërroj,

në hapēsirën qiellore përhumb.

Endem magjishëm fluturoj,

hutuar nē blunë e pafund.

Kur bluja qiellore më avitet,

e zemrën e dhembsur ma kapit.

Më rrëmben ëmbël e s’më shqitet,

e shpirtin e mardhur ma sfilit.

Ëndrrat si rigë shiu më rigojnë,

në zjarrin e flakës bojë blu.

Nga gjumi i thellë seç më zgjojnë,

realiteti qenka po ashtu!..

Por unë s’mund t’ëndërroj askund tjetër,

vec në detin e qiellin e pafund.

Thur vargjet duke i hedhur mbi letër,

përmalluar hap krahët samund!

Anekënd pastaj vishem qiellore,

me ëndrrat bojë blu plot hare.

Me buzëqeshje magjike diellore,

unë zgjohem e serish ashtu fle…