Endra për barazi:Adriana Kongjini Bala 


Endra për barazi

Endëroj që të “qesh “si dielli
Kur nga kaltërsia rezet lëshon,
Bukur kur ngroh tokën dhe qiellin,
Kur bota lulëzon dhe si “yll ndriçon.”

Endëroj kur lulet ngyra ngjyra lëshojnë erë,
Endëroj kur bota tē jetojë e lirë,
Kur fëmijët përqafojnë njeri-tjetrin përherë ,
Mos të kenë mē “maska dhe zinxhirë.”

Baraz kam dëshirë të rojë njerëzia,
Dhe jo të dergjen duke lypur në trotuar,
Disa të tjetrë nuk dinë ç’është mërzia,
Me pluti pa fund, ..dhe nuk japin karar.

Baraz të rojnë fēmijët si ëngjij,
Mos tju vijë uri dhe për ujë të jenë” tharë,”
Kthejeni syrin se dhe ata janë bij,
Nga Zoti dërguar…mos të bëhen lypsar.

Barazi ju them ju” mbreter dhe carë”,
Mos fryni barkun tuaj si “hambar”
Shikoni botën dhe popujt duke qarë,
Të mos vriten e priten të shkojnë në var!!!