Endri Beqo dhe dashuria e tij për artin dhe artistët e vegjël-Nga Angela Kosta


Endri Beqo ka lindur më 08 janar të vitit 1988 në Tiranë. Në vitet 2010 – 2015 Endri u diplomua në Universitetin e Arteve të Tiranës në fushën e skulpturës dhe të grafikës.Ka marrë pjesë në shume aktivitete të ndryshme në kategorinë e artit të karikaturës në portrete dhe ilustrime, libra të botuar, artikuj dhe gazeta. Gjithashtu Endri ka marrë pjesë edhe në bashkëpunime eventesh të shumta të përfshirë dhe ato nga Bashkia e kryeqytetit.Endri ka marrë pjesë në konkursin “Info Network” në të cilin fitoi çmimin e dytë me temën: “Europa”.Gjithashu ka fituar çmime ndërkombëtare në Festivale të ndryshëm.Në gusht të vitit 2015 – 2016 -2017, Endri mori çmime ndërkombëtare në Festivalin e Kosovës të stripit dhe karikaturës në galerinë “HAMAM” në Prizren ashtu sikurse edhe çmime te tjera në: Maqedoni; në shtator të vitit 2023 u vlerësua në Prishtinë me çmimin special Shoqata e Karikaturistëve “Kragi” me temën për “Nënë Terezën” dhe në qytetin Ferizaj në festivalin e shoqatës të karikaturës HITHI kur mori çmimin “Për Vlerat e Larta Artistike”.

Nga viti 2017 – 2022 ka marrë pjesë në dy ekspozita festivalesh në Turqi. 

Fillimet e karrierës së tij kanë filkuar në janar të vitit 2016 kur hapi ekspozitën vetjake të parë me temën “Karikatura sociale” në Galerinë “Qendra Rinore”, dhe më pas në dhjetor të vitit 2019 vijoi me hapjen e Ekspozitës personale me temën e “Tragjedisë së tërmetit në qytetin e Durrësit” e cila u organizua në galerinë e Destil Hub. 

Në vitin 2022, Endri u paraqit tek artdashësit edhe me dy ekspozita të tjera personale, me temat për Covid-19 në “Galeria GAT”. Enrico Beqo ka botuar gjithashtu librin e tij, një katalog me punimet e tij gjatë 10 viteve me karikatura te “Galeria Expres”dhe tek “Galeria Bunkeri.”

Endri gjithashtu ka marrë pjesë edhe në Novela grafike të organizuara nga Ministria e Kulturës në të 6- ta edicionet e tyre (2015 – 2021), e gjithashtu nga Ministria e Kulturës. Në Mars të vitit 2017 organizoi ekspozitën “Strip Art Al” ku u paraqitën 12 punime me novela grafike midis 14 artistëve me tematikë dhe histori të ditës së sotme. 

Endri ka marrë pjesë edhe në 13 galeri të tjera kolektive në grup në pesë vende të Shqipërisë.

 Në Tetor të vitit 2017 ka qenë pjesë e festivalit të “Comics Showroom Macedonia Veles” ku realizoi novelën grafike. 

Ai ka punuar dhe në filma story bordet të tregimeve si reklama sponsor televizive të ndryshme dhe në media, si dhe konkurent në emisionin “TU SI QUE VALES”.

Në vitet 2013 – 2014 ka punuar me disa pjesë në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel me disa animacione.

Në vitin 2016 ka marrë pjesë në dy animacione tek Qendra Kombëtare e Kinematografisë me filmin vizatimor (QKK ) po ashtu edhe në vitin 2023. 

Në Shtator 2016 ai mori pjesë në festivalin “Pegasi” në qytetin e Sarandës me dy filma vizatimor të shkurtër politik, në të cilin fitoi çmimin “Pegasi”. 

Në vitet 2019 – 2022 ka marrë pjesë në “Artistët të rrugëve” nga Bashkia e Tiranës.

Në Tetor 2019 ishte pjesë e Ekspozitës Ndërkombëtare të Bienalës në Gjilan. 

Në vitin 2020 – 2022 u organizuan dy edicione “Konkursi i Bienales Ndërkombëtare të karikaturës” nga Niko Nikolla në qytetin e Pogradecit dhe në Tiranë ku morën pjesë 70 vende të botës me temën: “Ku po shkon bota”, aty Endri mori Çmimin Special ku u paraqit dhe pasqyroi portretin e artistit Agim Sulaj.  

Në vitin 2023 u përfshi në ekspozitën me titull “Framed” Novel grafike tek Qendra e Artit Agimi.

Endri Beqo ka bashkëpunuar gjithashtu edhe me regjisorin dhe aktorin e njohur Bujar Kapexhiun.

Në vitin 2013, Endri mori pjesë në bashkëpunim me vëllain e tij stilist ne Firence në një teatër veshjesh dhe me karikatura.

Përveç të gjitha këtyre sa përmendëm më sipër, prej 7 muajsh Endri e pasqyron artin e tij edhe si profesor në kursin për fëmijët e vegjël në degën e pikturës në Qendra “ZojArt”Academy”.

Ja çfarë na tregon ai në lidhje me këtë: 

Kjo është ekspozita e tretë që organizohet nga “ZojArt”Akademy në të cilën ka shume talente me duar të arta e mendje me plot ngjyra të larmishme në realizimin e veprave të tyre që po i përmend më poshtë: Mei, Chloe, Jera, Alsea, Lura, Una, Liel, Noelia, Mabeli, Kristel, Iris, Arvid,

Arjeli, Arla, Hera, Vesa, Sia, Altrea, Henri e Tiara. Të gjithë i përshëndesim me dashsmirësi pasi sjellin 43 punime në artin e pikturës në “Galerinë Kalo” të realizuara në kompozim me figura, peisazhe me ngjyra teknike dhe laps. Këtë Ekspozitë ua dedikojmë “Personave me aftësi ndryshe”. I uroj veçantërisht shumë sukese edhe Arisel Cenaj për artin e tij me skulpturat që i ka sjellë  bukuri “Galerisë Kalo”. E gjithë kjo mua personalisht si profesor më bën të kem mjaft energji me to dhe pozitivitetin e tyre të cilët e përmbushin aktivitetin e artit pikërisht kur çdo gjë e mirë del shumë mirë sidomos kur punohet me zemër dhe dashuri. Për këtë dua të falenderoj shumë Drejtoreshën “ZojArt” Akademy” Xhoj Jakaj jo vetëm si drejtuese por edhe për përkrahjen e për gjithçka që ka bërë ndër vite me zemrën dhe dashurinë e madhe të saj. Kjo është edhe kënaqësia e prindërve kur shikojnë rezultatet dhe atmosferën pozitive të ekspozitës. Gjithashtu e kam kënaqësi edhe vet që kam punuar me ta duke u munduar të jap maksimumin tim. Ndjehemi me të vërtetë të kënaqur që kemi arritur deri këtu. Nuk mund të rri pa falenderuar edhe “Galerinë Kalo” për ftesën e bërë nga Ardiana Shehi.

Faleminderit të gjithëve duke shpresuar dhe uruar të kemi përsëri ekspozita të tilla me vepra dhe emocione të tjera dhe të reja.

Përgatiti dhe redaktoi Angela Kosta Akademike, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese