“Ëndrra” e një kohe tjetër-Tomi Buzi


“Ëndrra” e një kohe tjetër

Të pashë moj sybukur, të pashë

në ëndërr,

duke qarë nën vello , stolisur për nuse,

Unë rrija fshehur,

strukur si “dhëndërr”

duke vështruar lotët mbi buzët e kuqe.

Pastaj ike,

duke vrapuar si vegim nëpër natë ,

S’dija ç’të bëja

e renda si hije pas teje,

me frikë në shpirt si një “murg i ngratë”,

vështroja vellon që fluturonte

si cop reje !

Mërmërimat ti merrte era tutje.

Pika loti

përplaseshin në fytyrën time:

– Ku je o i çmendur që më s’u duke ..

të ‘ cicërija ‘sonte me zë kanarine !

Vrapova pas teje si hije nëpër natë,

duke zgjatur dorën, e thirrur

ngadalë :

– Prit ! -Jam këtu, i etur me buzën e thatë.

po të prisja i heshtur si një murgë

pa fjalë!

-Veç puthjen do të marr me vete,- më the.

– Zakoni e do të shkoj nuse në derë tjetër ,

e në shkofsha tutje, mbi lumenjë

e dete,

do të kthehem një ditë e n’ qofsha

plakë e vjetër.

-Mos vdisë ,

pa m’i prekur përsëri buzë e gjinjë ,

As nëpër ëndrra mos më përzë

të “iki” tutje ,

do të mendoj për ty, netëve duke rritur “kërthinj”,

nëpër erëra do të të dërgoj fllade dhe puthje.

Këto ishin fjalët e saj, në ëndrrën e asaj nate.

Vitet kanë endur “myshkun” mbi ‘lastarët e vjetër.

Ndoshta do të kthehet një ditë,

të zhytet në mëkate ..

për të marrë me vete, kujtimet e një kohe tjetër…

@Tomi Buzi