Ëndrra që nuk duket…Nexhat Nallbati


Jetova dje po jetoj dhe sot,

Ëndrrat më janë shfaqur, por si kam parë dot,

Atyre unë s’u kam besuar kurrë,

Ndaj me to, nuk jam “lodhur”shumë.

Nuk ka njeri që ëndra të mos shohë,

Ato janë të shkurta shpejt i harrojmë,

Ëndrra është përjetim,ajo është dëshirë,

Herë shfaqet e keqe,herë të del për mirë.

Ëndrrat o njeri mos i përjeto shumë,

Ato shfaqen natën kur trupi fle gjumë,

Kohë të tepërt me to mos harxho,

Janë ëndrra që s’duken,ndaj mos i beso.