Ëndrra të trazuara:Gina Kapaj Xhaferaj


Ëndrra të trazuara

Pse më vjen në cdo agim

Si dhuratë a një buqetë

Më sjell gaz më sjell trishtim

Herë vjen edhe ma merr

Herë më merr lapsin e fletën

Herë ma sjell ti prapa reve

Me mungesën dhimbje sjell

Si zglalem a luleshqerrë

Herë më thua shkruaj ç’pret?

Herë më sjell rinim në shpirt

Është e bukur shumë kjo jetë

Kur të bëhet trëndafil

Ngrihem dhe dal në ballkon

Dua që të rri e qetë

Shikoj njerëz që vrapojnë

Sikur kanë në supe retë

Dhe sot erdhi ëndrra rebele

Prekjen tënde larg ma solli

Kur të vish te unë vërtet

Do të marr bekim nga zoti

Sillmë, sillmë tjetër verë

Se kam zemrën të malluar!

Dorën përmbi gjoks ma vër

Krahë më krahë të përqafuar

O, sa shumë çastin e dua

Të të flas për jetën gjithë

Jam besnike thua më thua

Ndaj nga jeta mos më ik!

About Post Author