Ëndrra të vrara…Sanie Tushi Rrokaj


….

Sa pak shpresë kam në ëndërrat

Me këto hijet e rënduara ,

Deti zhytet mes valësh

Ylberet ngjyrat kanë harruar.

Jeta noton në zemra të heshtura

Të vrara nga koha të rrënuara

Ku shiu godet pa rënë

qielli i mbushur me brenga

…..e heshtje trazuar…

Si humbi kjo dashuria ?

Respekti si u harrua

Sa mbaron interesi

Bëhesh sikur je i huaj.

Ah… kjo botë me pak shpresë

dielli loton në këtë kohë të dëshpëruar .

dal në natyrë e kërkoj

mase gjëja zgjidhjen e munguar .

Në dritaren e jetës vështroj

njerëz me urrejtje e respekte të harruar

Kohë më plasaritje.. ditë pa asnjë pritje .

Dashuri e groposur në qiell të lënduar.

Lotë yjesh…..lotë dallgësh…

Lotë dielli ..lotë pemësh ..

Sytë e verës janë mbyllur.

Sytë e verës janë mbytur …

Asnjë s”ka më sy ..

As lumi …as gurët…as gjethet..

Fijet e barit nënë gurë buzë që

flasin pa përgjigje ..

Ehhh…. këto ëndërrat pa përgjigje ..

therin natën qetsinë .

Lokomotiva çan qiellin e ëndërrave .

Vargëzime vargjesh fëshfërijnë.