Ëndrra:Preng Maca


Ëndrra

Natën u shfaqe,

krejt e argjendtë , sytë e tu

e zbusin botën e egër, vrastare

na bëjnë të duam sërish jetën

jetën mbushur me drita , në njëmijë dritare

dua të zgjohem , ta shkruaj ëndrrën,

por nuk mund ta prish gjendjen e në përtesë

shijoj lartësinë e jetës ,

pastaj gjumi, si një vdekje

bën punën e vet magjishëm.

të nesërmen lodhem ta kujtoj atë ëndërr.

lodhem më kot,

pendohem pse nuk u zgjova

imazhin e mbart pavetëdijshëm

në orët e gëzuara të ditës!

About Post Author