Ëndrrat…
I mbolla ëndrrat, pranë lumit të egër
Por ujrat e trumbullt i morën me vrull
Loti i zhgënjimit, më rrodhi mbi faqe
Lumi kur e pa, u krekos më shumë..
Prapë me këmbëngulje, ëndrrat unë i mbolla
Psherëtiu nëna e gjorë dhe më tha:
“- lulja e shpresës bijë, s’mund të çelë në akull…
Koha që jetojmë, stinë, dimrin ka…”
I mblodha ëndrrat, i fsheha në shpirt
S’i besova më, dimrit me acar
Me çarçafin e shpresës,ato i mbulova
Ndoshta ndonjë ditë, dielli do të dalë…!!