Endrrat tona-Mimoza Maria Ajdhoni


Humbasin ëndrrat tona në kohëshkeljet barbare,
zbresin pak nga pak nga lartësitë e dëshirave.
Ndoshta nuk e durojnë dot egoizmin tonë,
apo ne zgjedhim mes më të mirave?

Ato që përkëdhelin ndjesitë marrëzisht,
i ndjekim si fluturat që livadheve puthin erën ,
të tjerat që shijojnë mospërfilljen tonë,
për imagjinatë të shfrenuar, mbyllur e gjejnë derën.

Por janë dhe ato që fshehtas i mbajmë,
në një qoshe të errët tê shpirtit mbuluar,
as dielli i pasioneve s’lejojmë që t’i ngrohë,
lindin dhe vdesin me ne, thjesht harruar.

 Shkëputur nga libri im ” Labirint “, poezi, SH.B. MUZGU, Tiranë 2023.