Engels Barbuta(Lushi)- Mjeku që shëronte sëmundjen me profesionalizlm dhe fjalën e ëmbël-Nexhat Nallbati 


ENGELS BARBUTA(LUSHI)

MJEKU QË SHËRONTE SËMUNDJEN ME PROFESIONALIZLM DHE FJALËN E ËMBËL.

Lindi më 22 Qershor 1941 në qytetin e Bilishtit në një familje me tradita patriotike të theksuara. I jati i tij Bexheti ishte një nga figurat kryesore patriotike të Bilishtit të para luftës A.N.ÇL Nëna e tij Vasfija ishte një grua fisnike dhe me vlera të mëdha njerzore.Ajo ishte motra e dr.Ymer Dishnicës,njerit prej PERSONALITETEVE më të shquara të viteve të luftës A.N.ÇL.një nga shokët më të ngushtë dhe më të besueshëm të Enver Hoxhës deri në konferencën e ” famshme” të Mukjes.

Unë,autori i këtyre rreshtave që po shkruaj më poshtë kam pasur fatin e madh që e njoha dhe u rrita bashkë me Lushin( kështu e thërrisnin ne shoqëria dhe bashkëmoshatarët e tij,dhe ky shkurtimor i emrit i mbeti atij gjithë jetën.Kështu e thërrisnin të gjithë banorët e zonës së Devollit,të mëdhenj dhe të vegjël) Ne u rritëm në një mëhallë.Shtëpitl tona ishin shumë afër njëra tjetrës Lushi një pjesë të kohës së lirë që kishte,pas mësimeve të shkollës vinte nga shtëpia jonë(2-3 minuta larg i kishim shtëpitë)për të luajtur me ne djemtë e fisit tonë,pasi ishim gjithë ata djema në fis.Kalonim së bashku disa orë duke luajtur lojra të ndryshme të moshës fëminore,dhe muzgun e mbrëmjes ndaheshim duke i uruar njëri tjetrit natën e mirë.Shtëpia ku u lind dhe u rrit Lushi ka qënë dy katëshe,një nga shtëpitë më të mëdha dhe më të mira të asaj kohe,me oborr të madh para dhe prapa saj.Familja e Lushit ishte e pasur ekonomikisht për atë kohë dhe ajo quhej familje bejlerësh.Babai i Lushit Bexheti dhe xhaxhai i tij Njoviti,rredh shtëpisë kishin një pjesë toke,të cilën e kishin mbjellë me pemë frutore nga të gjitha llojet që nga qershia,kumbulla,molla,dardha,ftonj dhe hardhi rrushi.Bashta ishte e rrethuar,por megjithatë ne si të vegjël,si fëmijë që ishim gjenin ndonjë shteg,por edhe kur ai mungonte ne e krijonim vetë dhe futeshim në bashtë fshehur,për të marrë dhe shijuar ndonjë frut të stinës,shpesh i merrnin dhe të pa pjekura mirë se ashtu na thoshte mëndja fëminore .I ati dhe e ëma e Lushit na shihnin sepse pozicioni i shtëpisë ishte i tillë që na vrojtonin në çdo kohë nga dritaret nga lart poshtë por nuk na bënin shamatë.Shtëpitë tona ishin disa metra më poshtë atyre të Lushit.Mëhallës tonë ja kishin vënë nofkën mëhalla e fundosur.Krejt ndryshe ndodhte me xhaxhain e Lushit.Ai (Njoviti)jo vetëm që vinte me vrap tek ne,por ai ishte tepër agresiv,një tip shpërthyes dhe na ndiqte duke na sharë për të na kapur.Lushi e dinte këtë punë por asnjëherë nuk e bëri veten të na thoshte ndonjë fjalë ose të prishej me ne.Ai bënte të kundërtën futej vetë në bashtë,mbushte xhepat me fruta dhe na i sillte ne ti hanim aty tek vëndi i lojrave.

Shtëpia e Lushit duke qënë tepër e madhe shteti i asaj kohe ja kishte marrë një pjesë të saj,disa dhoma dhe oborrin prapa saj dhe e kishte kthyer në kopështin e fëmijve të qytetit. Unë jam njëri prej fëmijëve që e fillova dhe e mbarova kopshtin në atë shtëpi.

Ashtu si gjithë fëmijët e tjerë edhe Lushi mësimet e para i morri në shkollën unike të qytetit të Bilishtit.Me mbarimin e saj,ai shkoi në shkollën e mesme profesionale në politeknikumin mjekësor në Tiranë për ndihmës mjek.Nuk mund të ri pa thënë se në atë kohë familja e Lushit nuk shihej me sy të mirë nga pushteti i asaj kohe,pasi ajo quhej familje Beu por ndikonte më shumë dhe qëndrimi i dr Ymer Dishnicës në konferencën e Mukjes në Berat,i cili doli hapur dhe mbajti qëndrim të kundërt me udhëheqjen e luftës A.N.ÇL lidhur me ballin kombëtar.Ymer Dishnica tashmë ishte i dënuar nga pushteti i asaj kohe dhe po vuante dënimin e dhënë si mjek i thjeshtë. Megjithatë falë zgjuarsisë,talentit,dëshirës, vullnetit dhe rezultateve të shkëlqyera që siguroi në përfundim të teknikumit mjekësor në Tiranë,Lushi u lejua që të ushtrojë profesionin e ndihmës mjekut për vite me rradhë në qytetin e tij të lindjes në Bilisht deri sa në vitin 1970 ju plotësua dëshira e tij më e madhe duke shkuar për studime të larta në fakultetin e mjekësisë në universitetin e Tiranës,të cilin e përfundoi me rezultate të shkëlqyera.

Pengesa që i sollën për 12 vjet rresht ,duke ja rrefuzuar të drejtën e studimit ishte fare e padrejtë por megjithatë ai nuk u mërzit kurrë dhe nuk e lëshoi veten duke vazhduar me durim punën.Kjo vonesë pati një avantazh të madh tek Lushi pasi si shkoi në shkollën e lartë me një përvojë të gjatë në fushën e mjekësisë si ndihmës mjek që kishte punuar.Nuk e tepëroj t’a them pa ndrojtje se kur ai shkoi në shkollën e lartë ishte ndër studentët më të mirë,më të përgatitur dhe shumë herë më i zoti se shokët dhe shoqet e tij. Në përfundim të shkollës së lartë ai morri diplomën e mjekut dhe u rikthye përsëri në Bilisht,në kryeqendrën e devollit ku filloi punë me energji të reja profesionin e nderuar e tepër të dëshiruar të mjekut të Zonës së devollit,por shumë herë më i zoti se mjekët e tjerë,që kishin bërë të njëjtën shkollë.Brënda një kohë relativisht të shkurtër ai me punën,profesionalizmin dhe sjelljen e tij fitoi besimin e madh dhe të palëkundur të pacientëve.Kjo vihej re shumë qartë tek numuri i vizitave që bënte ai në krahasim me të tjerët.Tek dera e dhomës së vizitës të Lushit prisnin rradhën me dhjetra pacientë për t’u vizituar ndërsa tek të tjerët nuk vinte njeri.Ndodhte jo rrallë që pacientët ndronin mjekun dhe rradhën vetëm e vetëm që të vizitohedhin tej dr.LUSHI.

Dr.Lushi vizitën e bënte me përgjegjësi dhe aftësi profesionale të lartë.Ai dinte të sillej me pacientët.Me qetësinë shpirtërore,butësinë dhe fjalën e ëmbël ai të shëronte sëmundjen.

Ëngjëllushi ose Lushi dallohej jo vetëm nga kolegët,shokët,moshatarët dhe bashkëqytetarët e tjerë edhe për cilësitë,VIRTUTET dhe VLERAT që mishëronte brenda karakterit dhe personalitetit të tij njerzor.

Lushi ishte intelektual i kompletuar,tepër i thjeshtë,i qetë,shumë i durueshëm,nuk dinte të mërzitej me askënd,sjellja e tij ishte shëmbullore ose më mirë Ëngjëllore ashtu siç ai kishte emrin.Ai ishte gjithmonë i gatshëm dhe i palodhur për të bërë vizita jo vetëm brenda orarit të punës por dhe jashtë tij.I papërtuar për vizita dhe në familjet e të sëmurëve.

Ai ishte njeri me kulturë të gjërë dhe edukatë shëmbullore, të cilën e kishte të trashëguar dhe nga familja e tij.Në mendimet që jepte dhe veprimet që bënte ishte shumë i matur dhe tepër i saktë.

Qetësia,durimi,gjakftohtësia ,në disa raste pse jo dhe humori i hollë ishin ndër armët e tij më të fuqishme në mardhënie me të tjerët.Ai kishte dhe zotëronte fuqinë imponuese me forcën e pjekurisë së mendimit të një intelektuali të shquar.

Lushin nuk kishte Devolli qoftë i vjetër apo i ri,grua apo burrë që të mos e njihnin dhe të mos flisnin për të fjalët më të mira.Këtë mbështetje masive ai e arriti me përkushtimin në punë si mjek,me sjelljen brilante ,me komunikimin shpirtëror me pacientët sepse si jetonte me sëmundjen e tyre,me hallet dhe problemet që kishin ata.Pacienti hynte për vizitë tek Lushi me dhimbje dhe ankesa dhe dilte nga vizita i shëruarë.Edhe kur u bë drejtor i spitalit të Bilishtit në vitet ,1992-1997 tek ai nuk ndryshoi asgjë në mardhëniet me kolegët,njerzit e thjeshtë,qytetarë apo fshatarë qofshin.

Nisur nga puna e bërë ,kontributi i tij i veçantë në shërbim të shëndetit të popullit ,këshilli bashkiak i qytetit të Bilishtit e përjetësoi figurën e tij të ndritur pas vdekjes duke i vënë emrin e tij lagjes nr.3 të qytetit ndërsa me vendim nr.8 datë,3.03.2005 spitalit të qytetit të Bilishtit i dha emrin e këtij intelektuali dhe mjeku të shquar për të mos u haruar kurrë brez pas brezi.

Ky spital i kryeqëndrëës së Devollit mban me nder dhe krenari emrin spitali rajonal:

ENGJËLLUSH BARBUTA