Një engjëll vendosi të zbresi në Tokë,
njerëzve tu bënte një sprovë.
I veshur si lypës,ai zbriti nga Qielli,
për të parë shpirtin tek çdo njeri.
Në rrugë i ulur filloi ujë të kërkonte,
kalonin njerëz por askush s’ ndalonte
Dikush e shtynte atë pa mëshirë,
a thua se brenda tij fshihej,një egërsirë.
Një djalë me krah të paralizuar aty kalon,
engjëlli edhe atij ujë,për të pirë i kërkon.
Djali me dorën tjetër një shishe me ujë lypësit i ofron,
engjëlli ia merr ujin dhe me të në fytyrë e ledhaton.
Duart dhe fytyrën e djalit engjëlli e freskoi,
dhe papritur djalin,ai e shëroi.
Djali në fillim shumë u acarua,
veprimi i lypësit,nga ai nuk u kuptua.
Dorën e paralizuar filloi ta lëviz,
zemra e djalit filloi të mbushet me gëzim,
kthen kokën pas lypësit ti japi një falenderim.
Engjëlli u largua tepër i gëzuar,
se misionin e tij me sukses e kishte realizuar.
Djali më në fund,këtë gjë filloi ta kuptoj,
duart drejtë Qiellit ai i drejtoi.
Zotin për këtë mrekulli me zemër e falenderoi.
Mirësi nga Qielli,Zoti në Tokë solli,
njerëzit e sëmur me bekimin e tij i shëroi.
Nëse prej Zotit mirësi kërkoni,
njerëzit e varfër duhet ti ndihmoni.
Nëse prej tyre nuk merrni falenderim,
dijeni prej Zotit një ditë do të keni shpërblim.
