Erdhe ti te mua,
Engjëll fluturak,
Padukshëm, si ajër,
Erdhe s’të kuptova,
Pranë shtratit tim ,
Mu mbyllën sytë,
Rashë në ëndërim…
Në gjumë kisha rënë,
Erdhe ,a nuk erdhe..!?
Mos mu bë ëndërr..
Sytë mi përkëdhele.
Kur unë kisha hall,
Ti erdhe si era ..
Engjëll kacurel..
Me flokët e verdha..
E sëmurë dikur..
Isha shumë rëndë,
Erdhe më shërove..
Me frymën e shenjtë.
Eja ti përsëri,
Engjëll flokëartë..
Ti me dhe shërimin..
Unë zemrën,të jap.
O ëngjēll i bardhë,
Veshur me mantel ,,
Eja jep urime ,
Në këtë të DIEL.
Ëngjëll ri me mua ,
Ti mos fluturo..
Urimet për PASHKËT ,
Njerëzve ju ço.!!!
