Enver Sahiti-Askund si ty Shqipëri


Enver Sahiti

Kurdo që ndalem e mendoj
Dhe kudo e kado shkoj ,
Vend më të ëmbël e më të mirë ,
Askund si ty Shqipëri nuk gjej.
 
Edhe këtë verë prap si ç’do herë
të zgjodha ty Durrahi im i lashtë,
Ketë detin tënd me e përqafu
E në ZANZI n’mëngjnes kafen me e shiju.
 
Jetofsha gjat sa t’më ke dhën i madhi Zot,
Nuk do të ndrroj me asgjë në këtë botë.
Edhe pse dallgët po na tundojnë
Por asnjëherë mendjen dhe zemren nga ty nuk ma largojnë.
 
Të jeshë përher o Atëdheu im
Do na kesh përher në gjirin tënd,
edhe kur dallgët rehat nuk na lënë..
Ne do jemë këtu për të mirë e për gëzim
përher në prehërin tënd, o Shqipëria ime..

About Post Author