Enver Sahiti:Ëndrra e mërgimtarit


Ëndrra e mërgimtarit

Kam endrra plot

Të jam te ty sot,

Në vendin ku linda

Aty ku t’kujtoj me mall e lot.

Aty ku u rrita e u bëra burrë

Në tokën e t’parëve t’mi,

Ku m’kujton kur isha fëmi,

Ku luanim e d’ëfrenim

Me vëllezër e shokët e mi

Po aty ku ruanim edhe bagëti.

Vendin ku t’parët na e lan amanet

Që mos ta lëmë kurrë të shkretë,

Tu ruajmë e të jemi plot përherë

Të ua rrisim nipër e mbesa

si zgjue bletësh në pranverë.

Te kemi shumë djem edhe çika

Se kështu ndër ne e do tradita.

Motivuar nga Burim Baselli (Budrika)

28.08.2021 Durrës

About Post Author