Enver Sahiti:Flladi i këtij mëngjesi


Enver Sahiti

Sikur flladi i këti mëngjesi

Që m’freskon me atë puhi

Kështu ndjenë kjo zemra ime

Kur kam pranë nipërit e mi.

S’ka më mirë në këtë jetë

Kur shtëpinë e ke plot

Gaz e shend gëzojmë ç’do ditë

Urojmë të jemi për shumë mot.

Lumturi si kjo më t’mirë nuk ka

Kur je i rrethuar me këta yje,

Lutemi përherë nga i madhi Zot

Falenderim dhuratat prej Perëndie .

Enver Osman Sahiti

, lindi më 11 gusht 1960, në fshatin Budrikën e Epërme. Shkollën fillore katër klasëshe e kreu në vendlindje, ndërsa tetëvjeçaren në shkollën fillore në Radivojc. Shkollën e mesme e kreu në Viti, Gjimnazin drejtimi gjuhësor. Pas gjimnazit, Enveri u regjistrua në Universitetin e Prishtinës dhe studioi për ekonomi, drejtimi financiar. Enver u rrit, u edukua dhe u frymëzua në një familje me tradita për burrëri dhe atdhetarizëm, kohën më të madhe e kishte kaluar në odën e gjyshit në emër të asaj kohe e cila ishte Oda e Agës Feriz. Aty dëgjonte biseda burrash, histori për luftërat, për kreshnikët e maleve te asaj ane në përgjithësi e të Karadakut dhe Anamoravës Edhe Enveri është nip i Mustafë Haxha e Fazli Daut Haxha, që të dy ishin burra me nam në atë nahi dhe bashkëluftëtarë së bashku me Metush Haxhën për krah heroit kombëtar Idriz Seferit.

Aktivitetin e tij prej ekoniomisti e filloi nga vitet 1988-89 në Kooperativën Bujqësore     “Agrobudrika” dhe pastaj pas përkeqësimit të situatës politike në Kosovë filloi punën në një zyrë për ushtrimin e detyrës së kontabilitetit për ndërmarrjet private, të cilat ishin të shumta në atë kohë , dhe I angazhuar perher per kauzën tone neper instance te caktuara politike e forume te ndryshme ku dhe meerrte pergjegjesi te ndryshme .

Pas luftës në vitin shkollor 1999-2000 punoi një vit si mësimdhënës të gjuhës angleze në shkollën fillore “Nazmi Pajaziti” në Radivojc. Pastaj u angazhua në Kuvendin Komunal të Vitisë në kuadër të drejtorisë të shërbimeve publike, sektori për ndihmë i të zhvendosurve nga Republika e Maqedonisë së Veriut , dhe Enveri ishte njeri nga personalitetet  ku i takonte personaliteteve te aktivitetit politik që nga vitet e ’90 dhe i cili kishte patur përgjegjësi të  ndryshme të caktuara nëpër forumet politike të organizuara në atë kohë. Nga viti  2001 kur qeverisja perms administrimit ndërkombëtar krijohet mundesie e qeverisjes vendore ne bashkepunim me administrimin nderkombëtare në Kosovë u krijuan rrethana te reja  kupermes Zgjedhjeve parlamentare dhe komunale te lira dhe demoktratikekrijohen institucionet  si të pushtetit lokal ashtu edhe ati qëndror dhe ate përms zgjedhjeve te lira dhe demiokratike ne bashkëpunim dhe ne mbështetje të faktorit të administrimit ndërkombëtar Enveri kalon në profesionin e tijë prej ekonomisti dhe  punësohet në Therrtore në Gjilan në cilësinë e drejtorit financiar ku punoi deri në vitin 2008, pra deri në privatizimin e saj nga ana e AKP-së dhe pas privatizimit u detyrua të ndërrojë vend dhe filloi prapë me punën e tij profesionalenë të kontabilitetit në Prishtinë, sidomos duhet veçuar kompanitë si KUVILAB , e pastaj  në kompanitë prestigjioze si “Nura Group”Sh.p.k.dhe SKY7Construction shpk. 

Përveç aktivitetit në profesionin e tij të kontabilitetit që e ka punë parësore, merret edhe me produksionin e tij muzikor “AFM-Production”,në të cilin, artistët e këngës së mirëfilltë shqipe shpalosin vlerat e tyre kulturore.

Si i ri, nga shkolla e mesme kishte prirje edhe në të shkruar dhe që atëherë kishte shkruar disa vargje poezishë, të cilat tani është duke i redaktuar, përzgjedhur dhe duke ia bashkangjitur edhe ca të tjera të shkruara më vonë, me të cilat i grupoi ne permbledhjen e pare të tijë të poezive me titullin “Jeta si vale deti”. Kurse me rastin e ditëlindjes së tij të 61-të,  me 11 gusht 2021, nxorri nga shtypi përveq përmbledhjës se parë edhe tri vepra tjera ku te cilet per shkak situates pandemike promovimi i tyre u shty per ndonje moment me te pershtatshem.:

  • Jeta si vale deti                -poeziGurët e vendlindjes,         -poeziPlagë e portës së lashtë, -poeziDy dekada këngë,            -monografi

Enveri punon dhe jeton në Prishtinë , por fundjavave përherë viziton vendlindjen ku për të cilen në secilen permbledhje te tija i ka thurre vargjet më të bukur për vendlindjen.  Ka shumë poezi të botuara nëpër portalet e grupe te ndryshme poetike , si dhe ne gazetat me të lexuara  si BOT SOT, si dhe portalet, Rajoni Pres, Gjilani Pres ,Një dritare e re”e shume te tilla. Njeherit dhe shumë aktiv në promovimin e krijimtarise së tije poetike perms ç’do dritare ku ka të bëjë e ku shume herë edhe u vleresua me çmime mirenjohje e diploma, është i rregullt  me poezinë në profilin e SHSHKV “ Ramadan Musli”-VITI ,  dhe bashkëpunues me shumë shtepi botuese, redaktorë e lektorë ,si dhe poetë të ndryshëm si mbrenda Kosoves njeashut edhe jashtë si ne RMV Kosovë Lindore si dhe ne Shqiperi.   

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.