Enxhi Drapi dhe Armela Drapi, dy motrat e suksesshme prezantojne projektin e ri.
Ja se ku mund t’i ndjekim çdo ditë. Diku ku dielli nuk perëndon, podcact me trasmetim live çdo ditë në autorsinë e Enxhi Drapi dhe Armela Drapi. Enxhi Drapi, autorja e romanit të suksesshëm me titull “Diku ku dielli nuk perëndon”, i cili tërhoqi vëmendjen e lexuesve dhe kritikëve, sapo na prezantoi me projektin e saj me të ri, në të cilin këtë herë vjen në bashkëautorsi me motrën e saj Armela. Me anë të “Diku ku dielli nuk perëndon”, autoret kanë për qëllim të ndajnë me ndjekësit informacione të ndryshme juridike, profesionale, artistike, psikologjike, motivuese, muzikë dhe plot surpriza të tjera, në të cilat mund ta gjejë veten çdo grupmoshë. Linku ku mund t’i bëni subscribe: https://youtube.com/channel/UC1FUvitCxEaJpdIaDCjd-9A. Dy juristet dhe gazetaret, do mund t’i ndjekim çdo ditë live në youtube, facebook dhe në twitter. Premtojnë se do sjellin risi në botën e gazetarisë, medias dhe artit, duke trajtuar tema interesante me të ftuar të cilët përcjellin vlera dhe pozitivitet. Ato shprehen se vërtetë i është dashur të punojnë shumë dhe shpesh shoqëria ka tendencë t’i bëjë të besojnë se nuk munden, ato zgjedhin të punojnë shumë, në qetësi dhe të jenë një shembull për të gjithë moshatarët e tyre sepse motoja e tyre është “Gjithçka është e mundur kur e dëshiron me shpirt dhe se nuk ka gjë më të vlefshme në jetë se lumturia”. Ndër të tjera vlen të përmendim se para pak kohësh Enxhi ka botuar librin e saj të dytë me titull “Mars, ke qe në Mars që kërcen Vals”, fitimet e të cilit do shkojnë për bamirësi për fëmijët jetimë, njësoj si fitimet e librit të parë. Po ashtu, Enxhi është vlerësuar edhe me titullin “Ambasadore e Paqes”. I urojmë të dyjave shumë suksese dhe jemi vërtetë të lumtur që vendi ynë ka të rinj kaq të talentuar, të cilët na bëjnë krenarë të gjithëve!

