“Bebi babit”
Poezi e poetes Enxhi Drapi shkeputur nga romani

“Diku ku dielli nuk perendon”
Diku ku dielli nuk perëndon, roman nga Enxhi Drapi.
Bebi Babit
Një puhizë me pluhurin magjik të krahëve të ëngjëllit,
Vërshoi drejt meje ditën kur t’i leve,
Thash me vete “Mois ti sërish u ktheve”,
Veshur me atë mantel plot xixa ti po rrëzëllit.
Nga dora ime ty shumë shpejt të lëshova,
Ah, sa u pendova!
Në duart e të panjohurit ty të mohova,
Shpirtërisht, fizikisht e mendërisht për ty
luftova.
E di se edhe kjo frymëmarrje është e tepërt për mua,
Nuk dita si të mbroj fëmijën që m’u dhurua.
Papritur si një peng në duart e armiqve të mi
përfundove,
S’e di nëse deri më tani fëmijërinë a e gëzove.
Dergjur në shtratin e gjoksit tim të shkrumbuar,
Nuk e di përse po më fal vdekja e uruar.
Marshoj si ushtar i panjohur në një rrugë pa
kthim,
Më mjafton që ti të kesh fitim.
Për sytë e tu të bukur po pres me mall,
T’i shoh e të kuptoj nëse jam gjallë.
Buzëqeshja plot dritë e çiltërsi shumë po më
mungon,
E qeshura nuk të dëgjohet as me mikrofon.
Dielli perëndon e dita dëm shkon,
Ç’e dua jetën kur ti për të lufton.
Shpirti babit e di se me shumë mizori jeta të sfilit,
Ylli në ballin tënd e shkatërron me dritë.
Por premtoj se për ty do jem si mal,
Pranoj të bëj gjithçka vetëm të lutem më fal.
Mizori pafund për mbrojtjen tënde kam kryer,
Shumë frikë nëse si ligj karme m’u kthyen.
Ndjej se shumë shpejt pranë nesh do jesh,
E kur ta bësh nuk do të lë më të flesh.
Zemra po më buçet si krisma e kiametit,
Na plagosi djali i mbretit.
E detyruar për t’u zgjuar veten duhet ta ndjesh,
Nëse nuk e bën pas pak vdekur do më gjesh.
M13J2