Enxhi Drapi:Pellgje


Enxhi Drapi

Pellgje

Në pellgje…

 Po, po, në pellgje

 Ulërasin të gjithë ata që kanë pengje.

Bertasin e çirren

 Nga mendtë mezi mblidhen

Djajtë vërshojnë, pengjet nga zjarri thirren.

Këmbët përplasin

 Xhindët përbrënda buçasin

Të shkruarën e parikthyeshme duan të vrasin

Demonët në një anë

Thonë shpërthe e bëj hatanë

 Pellgjet pengje hanë, thanë

Në pellgje… po, po, në pellgje