Enxhi Drapi:Po iki


Enxhi Drapi

Po iki .

.. Po iki i dashur…

Si deve e tharë për një pikë ujë,

dashuria për ty .

Sa kohë e largët,

 ditët kur kuptoheshim me sy .

Në liqenin e zbrazët u mbyt çdo dëshirë

U lodhëm duke e mbajtur

 njëri-tjetrin për mëshirë.

Po iki i dashur…!

 Pemës magjike i ra çdo gjethe e kristal

 Trungu ndjehet i zhveshur

si një shkretëtirë në mal.

 U tha i tëri nga acari i ndjenjës .

Një rrënjë shkëputa

për ta vendosur në dhomën e ndenjës.

 Po iki i dashur…

Lamtumirë!

 Sytë dhe duart drejt ngrohtësisë i kam shtrirë .

Të ftohta ishin ditët e vetmisë.

 Por kur nata të bjerë,

mos e lodh trurin për kohët e rinisë.

About Post Author