Enxhi Drapi

Shkëndija të ngjashmish në filtër
Kisha nevojë t’i jepja një përqafim
Me sytë e përgjumur në pikë të mëngjesit
Ndjeva se sot isha e tijit zgjim
Pas meje…, dallgët e detit.
Tha se ende jeton me kujtimet
Më shoqëroi mbrëmë i pagjumë
Kuptova se e gjithë kjo më ngatërronte mendimet
Kjo ishte koha për tu mbytur me punë.
Diçka në ajër nxiste qëndrim
“Të njëjtit” – tha, “i ndjejnë të ngjashmit”
Më pyeti në desha frymëzim
“Jo”- i thashë…” Faleminderit!”
Heshtja, dinte të mpinte kiminë
Frika, ndrydhte, gjithçka të çiltër
Shpirti i mplakur, venit freskinë
Shkëndija, lodhet, kur hyn në filtër.