Enxhi Drapi:Sillma


Enxhi Drapi

Sillma

Më gjej një dashuri të palodhshme

Që kurrë ska sjellë ankth e vuajtje

Gjeje një, qoftë edhe e motçme

Ma trego e më tërhiq vërejtje.

Kërkoje atë ndjenjë tokësore

Që ska gëzuar ndonjëherë luhatje

Shikoje në do, me pamje qiellore

Shpresoj të mos gjesh më plakje.

Sillma atë dukuri ta shikoj

Në daç ma thuaj, ta dëgjoj të paktën

Të ma mësojnë, do i kërkoj

Ta di edhe unë si ta ndërtoj të dytën.

About Post Author