Enxhi Drapi:Valëvitje Flamuri


Enxhi Drapi

Momente lodhje për Arbërinë
Dikush kërkonte parzmoren, e një tjetër shtëpinë
Në moçalishte u vunë re zambakët që mbinë
Andej në të djathtë, një familje ndërtonte çatinë.

Arbëria plot me trima të shquar
Deri sa panë yllin në majë s’patën të ndaluar
Kudo në cepat e globit historinë transmetuan
Thanë se fituan, por territorin i cunguan.

28 Nëntori ditë përkujtimore
Të gjithë e dinë se pa mund, nuk ka fitore
Në qiell valëvitet Shqiponja Dykrenore
Gëzojnë trevat shqipfolëse të kapura përdore.

About Post Author