Enxhi Nasufi , artistja përtej fasadës së Instagramit


Artistja Enxhi Nasufi na ka treguar të gjithëve ditën e djeshme një anë  tjetër të saj, një pjesë shumë personale , që jo cdokush gjen forcën dhe guximin për ta pranuar e aq më tepër për ta bërë publike. Reflektimi i saj na ndihmon të kthejmë vëmendjen nga vetja jonë , të kuptojmë proceset që ndodhin cdo ditë me ne dhe ta pranojmë jetën me të gjitha uljet dhe ngritjet e saj. Këngëtarja na tregon luftën e saj me veten , një luftë e përditshme për ëndrrat e saj , problemet me pasiguritë , komplekset dhe vështirësitë që cdonjëri prej nesh nuk i shfaq njësoj. E megjithatë kjo është jeta dhe të gjitha këto janë normale ,janë pjesë e procesit. “Une kam vendosur të luftoj luftën time me veten time dhe fotoja që shihni është një nga ato ditët e procesit të jetës time”- shprehet ajo. Në vazhdim një tjetër foto është postuar në Instagramin e saj me mbishkrimin : “Ja një nga ato ditët që shkëqej”.

H. Alimucaj

About Post Author