Epilog nga fshati ynë-Gezim Llojdia


Reportazh nga fshati

1.
Katundi ynë.I plakur.Plloça rënë.Ngrehina mufatur.
Te katundi ynë.Argjendi në vjeshtë i papërsëritshëm në muzg.

Perëndimi i gjethurinave.

Në katundin tonë.Spektakli zbehet.Argjendi,bën fir.

Një ngrehinë e vogël pikëllimi.

Shenjë shurdhimi.Kujtimi yt i nderë.Në dorën time,një copë gërshet i prerë.

2.
Në katundin tonë.Pas lëkurëve stinore.Ora shpirtërore. Çuditërisht?

Mërmërima dimërore.

Qielli i ngrysur.Më tepër i mërzitur.Përherë në dimër. Sytë ti mbulon kjo pikë loti.

Film bardhë e zi.Muzgun kërkove.Errësirën more.Ike si nata flokëgjata.