Epitaf për ditën që shkoi-Llesh Gjoka


E godita me grusht llampadarin rrezatues të ditës

që u shfaq për tu shuar

varur në kubenë e lartë të qiellit.

Kur njerëzit po adhuronin perëndinë

se u fali një ditë të re lutjesh.

Orët, minutat, sekondat

u thërmuan në copa të purpurta kristali.

Në hallakamë

vraponte era e hakmarrjes pas tyre.

Ëndrrat brenda tyre u vranë pabesisht.

Nuk kish kush t’i mbronte

dhe t’i niste për udhëtim.

Sepse njerëzit ashtu si unë kishin humbur busullën.

Ajo nuk dihej në kishte ekzistuar ndonjëherë.

E drejta për të jetuar rënkonte.

Plagë kishin marrë

edhe disa bulbe zambakësh dashurie

që po prisnin të festonin

kur të vinte njëherë pranvera.

Karma do të më udhëhiqte të nesërmen mua.

Autorin e një vrasje do ta ndalnin në postbllok

për mëshirën e munguar

ndaj asaj që lind në mitrën e kohës

e do që të bëhet jetë.

S’kam fjalë për këtë anatemë

ku do të mbyteshin të pafajshmit.

Vetëm të roiturit e botës së madhe

do të kapërcenin lumin…

Mund të jetë një imazh i shpend deti, muzg, horizont dhe natyra