Epitaf për vullkanin-Kasam Vela


EPITAF PËR VULLKANIN

(krijuesit të paepur)

Dhe njerzit do të thonë:

-Pushoi së rrahuri zemra e vullkanit

-U ndal së shkruari dora e shkrimtarit,

Bashkë me ëndrrat për Atdheun

Shkoi në amshim shpirti i atdhetarit..

*

Kush ka për të qarë

le ta qajë…

Kush don për ta nderuar

le ta bëjë…

Ka të tillë që në kujtesë

Gjatë do ta mbajë

Por ka dhe të tillë që

Përveçse do ta shajë

Edhe do të zgërdhihet

Sa here qe gdhihet..?!

Por një gjë ta dini mirë…

Ai tjerrës i mendimit të lirë…

I buzëqeshur ndër ne…

Më nuk do të gdhihet..

Porse Vepra e Tij,

Për ne, në këtë botë

Do të mbetet si një xhevahir

Në shkëlqimin e vet të plotë

Dhe të mbushur përplot me hir..!