Eqerem Canaj-“Fija e barit”


Eqerem Canaj

“Fija e barit”
Poezi

Gushekuqi, fije bari ne sqep,
permbi koken time gjetheroi,
rrugen ndoqa ne fluturim,
gjersa humbi rruges se perroit:

lajthitte perroi vajtimin tim

muri i lashte i shtepise se vjeter,
te vendlindjes thelle mbi lume,
mbushur lemashk e bare i gjelber,
ku gjinkalla te le pa gjume :

zogjte e pyllit me fije bari e gjeth,
ngrene cerdhet kundit ne shkorrete

une dridhem,
qaje e qeshe une,
per shtepine lene shkrete,
per fijen e barit te gjelber :

ngerthyer guret dashuria ime,
rrembyer zogjte neper korije

diku kendon thelleza,
ligjeron bilbili diku,
sa nje femije bere une,
tregon gjyshja gje e gjeza :

ati zemeruar koken tund…
oh, bari i gjelber mbire mbi gure!

gushekuqi, fije bari ne sqep,
permbi koken time gjetheroi,
rrugen ndoqa ne fluturim,
teksa humb korijes se perroit :

lajthitte perroi vajtimin tim.

Vlore, me 23/10/2022.

About Post Author