Eqerem Canaj
“Goja pa zot”
Poezi
Perdite, pernate, perhere
ne barin e anerruges
ziejne thashet, sherri,
sot shajne kohen, njerezit,
neser henen, driten, diellin:
s’dihet cili eshte me i keqi,
s’dihet cili eshte me i miri
te gjithe ne goje zjarr,
flake merr debati,
njeri race qyteti,
tjetri fare fshati:
lumi mbyt perroin,
deti mbyt te pagojin…
oh, s’dine keta te shkrete
qe pesha e kohes prapa lene,
s’ndryshon bota me thashe,
si kengetarja grykezene:
s’del me ne skene,
s’ben me shfaqje
ja keshtu, prane trotuarit,
ulerine qeni,
buckalitdt zagari:
s’mund te qendroje qengji
bashke me grabitqarin…
perdite, pernate, perhere,
ne barin e anerruges
ziejne thashet, sherri,
skifterit i thone pellumb-
pellimbin e bejne skifter:
mbahen per burra me mend –
burrat pa pike vlere!
