Eqerem Canaj-“Koha dhe ati im”


Eqerem Canaj

“Koha dhe ati im”
Poezi

Babai im, ati i rrepte e kryenec,
si nje cope shkemb i malit,
duke u ferkuar shpesh me kohen,
leshonte cika si cika sterralli :

koha derdhte det e kijamet
mbi fshatarin e gjore e te ndjere

ati, biri i dheut, me zemer te madhe,
perhere e shtronte sofren mbe udhe,
hante vete me c’i vihej perpara,
per mikun buke e raki derdhte lume:

e mbanin kesisoj dere e pare,
edhe nese koha mbi te derdhte gure…

ca i zeshke im at, i eger e i gjate,
gjuhen shpate te mprehte e kishte,
pa zemra e bardhe kullont mjalte –
fjolle beu katerqind drehem :

koha prej tij kurre nuk calonte,
edhe e mbanin per bohem

ne punen e vet si gjithe te tjeret,
burre fjale qe e burre antik,
ruante gjene, zgjedhe-parmende…
dhe njehere qe u vu ne politike :

koha keq e pelloi me pellembe…
im at jetoi lehte ne kohen e rende

babai im, ati i rrepte e kryenec,
si nje cope shkemb i malit,
duke ferkuar shpesh me kohen,
leshonte cika si cika sterrali:

koha derdhte det e kijamet
mbi fshatarin e gjore e te ndjere.

About Post Author